Viti 2025 shënoi një tjetër rritje historike të pagesave me kartë bankare në Shqipëri. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, pagesat në terminalet POS arritën 27,2 milionë transaksione, rritje 38,7% krahasuar me vitin 2024, ndërsa vlera e tyre arriti 105,75 miliardë lekë.
Për herë të parë, numri i pagesave me kartë në POS tejkaloi tërheqjet cash në ATM, duke treguar një shtytje të dukshme drejt ekonomisë pa para fizike. Rritja lidhet me shtimin e terminaleve POS, tashmë 31,263 njësi, dhe me kërkesën e turistëve të huaj për pagesa elektronike.
Numri i kartave bankare aktive arriti në 1,65 milionë, me debitin dominues në 88% të totalit, ndërsa kartat e kreditit u rritën në 120 mijë. Qeveria synon një ekonomi cashless brenda vitit 2030, duke detyruar bizneseve të pajisen me terminale POS, çka pritet të rrisë më tej përdorimin e pagesave elektronike.
