Përplasje e ashpër në Big Brother VIP Kosova/ Limi ofendon rëndë Albën: “Mbylle atë gojë”

Përplasje e ashpër në Big Brother VIP Kosova/ Limi ofendon rëndë Albën: "Mbylle atë gojë"

Tensionet mes Limin dhe Albës kanë shpërthyer sërish brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, këtë herë me një gjuhë të ashpër që ka shkaktuar reagime të forta.

Gjatë debatit, Limi iu drejtua Albës me tone fyese, duke i kërkuar në mënyrë agresive të heshtë. Sjellja e tij e ka lënduar dukshëm Albën, e cila reagoi ndaj fjalëve denigruese që i u drejtuan.

“Mbylle atë gojë të qelbur, a kupton kur të them mbylle”, u shpreh Limi gjatë përplasjes.

Nga ana tjetër, Alba nuk nguroi të kundërpërgjigjej, duke theksuar se ishte ndjerë e ofenduar dhe e sulmuar vazhdimisht:
“Ngele duke më shajtë nga të gjitha anët”, tha ajo.

Kjo situatë ka ndezur debat edhe mes banorëve të tjerë, ndërsa publiku në rrjete sociale po reagon ashpër ndaj gjuhës së përdorur. Mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë pas këtij incidenti, i cili ka kaluar sërish kufijtë e një debati normal.

Të fundit