Prej disa ditësh në media dhe rrjete sociale qarkulluan lajme se Egli Tako do të bëhet pjesë e programit të njohur “E Diell”, me një rubrikë të re argëtuese për familjen, që mban titullin “Yes Day”.
Ky lajm solli menjëherë dyshime e thashetheme për një “përplasje” të mundshme me Xhenetën, e cila është pjesë e të njëjtit format. Shumë aluduan se marrëdhëniet e ftohta mes dy vajzave, që nisën që në periudhën e BBV, mund të sillnin largimin e Xhenetës.
Megjithatë, e ftuar në një studio televizive, Egli ka vendosur t’i japë fund spekulimeve. Ajo u pyet drejtpërdrejt nëse ardhja e saj në “E Diell” do të sillte largimin e Xhenetës dhe përgjigjja e saj ishte e prerë:
“Nuk dua të komentoj për askënd. Është një informacion që nuk më përbën asnjë interes apo problem. Unë kam punën time, kam një emision, e mbaroj dhe kthehem në shtëpi. Nuk merrem me punën e të tjerëve, merrem me timen.”
Me këtë deklaratë, Egli duket se ka zgjedhur të mos i japë më shumë hapësirë spekulimeve, duke e fokusuar vëmendjen tek rubrika e saj e re.






