Plas puthja e parë në BBV5! Ina dhe Keijsi nuk përmbahen më

Plas puthja e parë në BBV5! Ina dhe Keijsi nuk përmbahen më

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” duket se emocionet po marrin gjithnjë e më shumë formë.

Mbrëmjen e kaluar është shënuar puthja e parë e këtij edicioni mes Inës dhe Keijsi-t, dy banorë që prej ditësh kishin lënë të kuptohej se mes tyre po lindte diçka më shumë se miqësi.

Shkëndijat e dashurisë që kanë qenë të dukshme prej kohësh, tashmë janë konkretizuar publikisht, duke konfirmuar afrimitetin mes tyre. Puthja pasionante nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë dhe publiku.

Raporti i tyre pritet të jetë një nga temat më të diskutuara në Prime-n e së shtunës, ku moderatorët dhe opinionistët do ta analizojnë këtë romancë të sapolindur.

Të fundit