Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka shpërthyer përplasja e parë serioze mes kunatave, Gretës dhe Selin-it, vetëm pak orë pasi Greta u zgjodh liderja e shtëpisë.
Vendimet e saj si lidere duket se nuk janë pritur mirë nga të gjithë, veçanërisht nga Selin. Gjatë ndarjes së detyrave, Greta vendosi që Selin dhe Mateo të angazhoheshin në lavanderi, një zgjedhje që krijoi menjëherë pakënaqësi, sidomos pas klipit të transmetuar gjatë spektaklit “Prime”.
Tensioni u rrit edhe më shumë kur, gjatë zinxhirit të shpëtimit, Greta nuk e shpëtoi Selin, por përmendi emrin e Kristit. Situata degradoi në debat të hapur, kur Greta, teksa po bisedonte me Mirin, përmendi Selin-in, e cila reagoi menjëherë.
Biseda mes tyre u kthye në një shkëmbim akuzash të forta, ku Selin kërkoi të mos përmendej në diskutime që nuk kishin lidhje direkt me të, ndërsa Greta theksoi se zgjedhjet e saj ishin pjesë e lojës.
Debati kulmoi kur Greta i tha Selin-it:
“Pse të djeg për Mirin? Ke qëndruar në krevat me të”, deklaratë që e tensionoi edhe më shumë situatën dhe nxori në pah krisjen e parë serioze mes dy banoreve.
Kjo përplasje pritet të sjellë pasoja në raportin mes tyre dhe të jetë një nga temat më të diskutuara në Prime-t e ardhshme.






