Ish-banoria e Big Brother VIP Albania, Valbona Mhilli, ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetje–përgjigjesh në Instagram, ku ndjekësit e pyetën edhe për fituesin e edicionit të fundit të BBVA, Gjestin.
E pyetur nëse ka pasur kontakt me artistin, Valbona u shpreh shkurt, por me nota optimiste:
“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”
Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë interes tek fansat, veçanërisht për faktin se GJesti është tërhequr plotësisht nga vëmendja publike në muajt e fundit. Ai po përballet me një periudhë të vështirë, pas humbjes së vëllait të tij në një aksident tragjik në Pejë. Që prej asaj dite, këngëtari ka munguar si në rrjetet sociale ashtu edhe në paraqitjet publike.
Mesazhi i Valbonës po shihet si një shenjë pozitive, duke lënë të kuptohet se GJesti mund të jetë drejt rikuperimit emocional dhe ndoshta afër rikthimit me projekte të reja. Ndërkohë, fansat vazhdojnë t’i shprehin mbështetje dhe e presin me padurim rikthimin e tij artistik.






