Klajdi Musabelliu, një nga ish-banorët më të komentuar të “Big Brother VIP 4”, ka bërë një deklaratë plot humor për bashkëpunimin e tij të ëndrrave – dhe emri është: Elvana Gjata.
I ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, Klajdi u pyet për mundësinë e një dueti me divën e muzikës shqiptare. Pa u menduar gjatë, ai tha me shaka:
“Më ka marrë shumë herë në telefon, por nuk kam patur kohë, se kam qenë shumë shumë i zënë me bashkëpunimet që kam patur…”
Deklarata shkaktoi të qeshura, por Klajdi më pas shtoi me më shumë seriozitet se dëshira për të bashkëpunuar me Elvanën është reale – dhe madje e hershme. Ai rrëfeu se për herë të parë ka performuar në skenë me Elvanën në vitin 2003, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Duke kujtuar momentet e “Big Brother”-it, ai zbuloi se ideja për këtë bashkëpunim artistik u “rikthye në jetë” falë Loredana Bratit, që sipas tij ka një ngjashmëri me Elvanën:
“Ajo ma rindezi atë Elvanën brenda meje… atë dashurinë artistike!”
Përmes kamerës, Klajdi i dërgoi një mesazh direkt këngëtares:
“O Elvana, po hajde ta bëjmë atë bashkëpunim se na çmende! Po boll tani, se plasa!”






