Marrëdhënia mes këngëtareve të njohura Fifi dhe Egli Tako duket se ka marrë një kthesë të papritur. Pas lajmit që ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, rrjeti “u dogj” nga thashethemet për një krisje të madhe mes dyshes.

Por nuk mbaron me kaq! Fifi reagoi shpejt përmes një postimi ironik në InstaStory, i cili u interpretua si një thumb i drejtëpërdrejtë për Eglin. Me humor, ajo shkroi se planifikon të hapë disa llogari “fake” për të komentuar vetes – një mesazh që shumë fansa e panë si aludim për praktikat e përdorimit të profileve të rreme.

Në lojë u fut edhe partneri i saj, Adis Patushi, i cili publikoi një tjetër story thumbues, duke shtuar edhe më shumë benzinë në zjarrin e thashethemeve.

Kjo ka bërë që ndjekësit të flasin hapur për një përplasje të hapur mes Fifit dhe Eglit, me humorin dhe ironinë që duket se i ka vënë vulën krisjes së tyre.






