Site logo

Ntreg

“Po kjo karamelja kush është?” – Meritoni ngacmon LIVE gazetaren në studio

“Po kjo karamelja kush është?” – Meritoni ngacmon LIVE gazetaren në studio

Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Meriton Mjekiqi, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku nuk munguan momentet plot humor dhe batuta spontane.

Moderatori i njohur foli për sezonin e ri të programit të tij “A je bre normal”, si edhe për jetën personale, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një moment flirtues në studio.

Gjatë bisedës, teksa gazetarja Sherina Spahiu po përgatitej t’i bënte një pyetje, Meritoni e ndërpreu me një kompliment që ndezi sallën:

“Po ti moj yll… po kjo karamelja kush është?”, – u shpreh ai mes të qeshurash.

Moderatorët e tjerë, Rudina Dembacaj dhe Ori Nebijaj, iu përgjigjën me humor:

“Sherina Spahiu!”

Ndërsa Rozana Radi, si gjithmonë me batutë, shtoi:

“Kjo është nusja e një shokut tonë!”

Momenti u prit me të qeshura nga publiku dhe po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar edhe një herë anën e çlirët dhe karizmatike të Meritoni Mjekiqit, që di gjithmonë si të krijojë skena argëtuese live në ekran.

Të fundit