Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë për postimet e yjeve në rrjetet sociale, ndikimi i tyre duket qartë edhe në numrin e ndjekësve në Instagram.
Një javë më parë, Gjesti numëronte 605 mijë ndjekës, ndërsa sot ky numër ka rënë në 602 mijë, duke humbur kështu 3 mijë ndjekës. Kujtojmë se Joz Marku, në një intervistë për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, u pyet për Gjestin dhe u shpreh se nuk ka pasur fare kontakt me të, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi mes tyre.
Këngëtarja Egli Tako, e cila një javë më parë kishte 371 mijë ndjekës, ka mbajtur po të njëjtin nivel këtë javë. Ajo u përfshi së fundmi në diskutime në rrjetet sociale pas interpretimit të këngës ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës në një koncert, ku paraqitja e saj u komentua gjerësisht, por kryesisht me kritika.
Françeska Murati vazhdon të mbajë stabil numrin e ndjekësve, me rreth 151 mijë.
Ndërkaq, Sara Hoxha ka mbetur po ashtu e pandryshuar në 593 mijë ndjekës këtë javë. Kujtojmë se Sara dhe Erik Fullani janë parë së bashku në pushime, ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre.






