“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan… se s’të fal, të lë”, ka shkruar Shpati.
Ky postim i fundit i tij, përtej një thirrjeje të përgjithshme për një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe të disiplinuar, duket të mbartë edhe një reflektim personal – ndoshta i lidhur me ngjarjet në jetën e tij private dhe marrëdhënien me partneren.
Raporti i çiftit ka qenë shpesh në vëmendje të publikut, duke kaluar nga momente të bukura në sfida të dukshme, të cilat, me sa duket, kanë çuar në ndarje. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ende publikisht fundin e marrëdhënies.
Mesazhi i Shpatit mund të lexohet si një këshillë, por edhe si një rrëfim i heshtur, që nxit reflektim – për të qenë të kujdesshëm jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj atyre që duam.
Vlen të përmendet se çifti janë prindër të një djali të quajtur Roel, i cili erdhi në jetë në vitin 2022.







