Pas zërave që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet për një romancë të re që përfshin një figurë të njohur të medias shqiptare, vëmendjen e ka marrë një postim enigmatik nga moderatori i njohur Ledion Liço.
Prezantuesi i spektaklit Big Brother VIP ka ndarë në rrjetet sociale një thënie reflektuese, e cila është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i tërthortë ndaj zhvillimeve në jetën e tij personale.
“Nuk ke nevojë të dalësh nga dhoma jote. Qëndro ulur në tryezën tënde dhe dëgjo… thjesht prit. Ji i qetë, i palëvizshëm dhe i vetmuar. Bota do të të ofrohet vetë, për t’u zbuluar pa maskë… Do të vijë me ekstazë e do të shtrihet para këmbëve të tua”, – shkruan ai, krahas disa fotove personale.
Mesazhi ka ngjallur reagime dhe komente të shumta, me ndjekës që përpiqen të “lexojnë mes rreshtave” dhe të zbulojnë nëse bëhet fjalë për një reflektim personal apo një përgjigje të heshtur ndaj thashethemeve të fundit.
Deri tani, nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga palët e përfolura, duke e lënë situatën në kufijtë e misterit dhe interpretimit publik.






