Prekje intime dhe ‘dashuri’ në ajër! Kejsi dhe Ina ndezin BBVA

Prekje intime dhe ‘dashuri’ në ajër! Kejsi dhe Ina ndezin BBVA

Big Brother VIP Albania, marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës duket se ka marrë një kthesë më të afërt gjatë ditëve të fundit. Pamjet e transmetuara nga shtëpia tregojnë momente intime dhe prekje të afërta mes tyre, gjë që ka lënë të befasuar banoren Stelina, e cila i ka parë këto momente për herë të parë.

Në një intervistë për kamerat e shtëpisë, Kejsi shpjegon ndjenjat e tij dhe qasjen ndaj situatës:

“Ajo që shikohet, shikohet. S’ka nevojë për fjalë, por me hapa të ngadaltë. Unë edhe dua të bëj diçka, edhe jo. Dua të jem super i kujdesshëm sepse kam hallinë Inës.”

Ndërkohë, Ina shpreh besimin e saj tek Kejsi:

“Unë kam gjithmonë besim te Kejsi…”

Banorja Stelina gjithashtu reagon për situatën:

“S’ka asnjë lojë tjetër dhe merret me femrat. Të njëjtat gjëra që më ka thënë mua ia ka thënë dhe Inës.”

Momente të tilla kanë ndezur debat mes banorëve dhe publikut, duke ngritur pyetjen nëse afërsia e tyre është për ndjenja reale apo një strategji për të qëndruar më gjatë në lojë.

Të fundit