Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, kanë ndarë me publikun detaje nga marrëdhënia e tyre, duke zbuluar tiparet që i kanë bërë të dashurohen me njëri-tjetrin. Në intervistën për Revistën Story, çifti ka folur me sinqeritet për cilësitë që admirojnë te partneri.
Princi Leka e vlerëson Blertën për pavarësinë dhe aftësinë e saj për t’u përshtatur natyrshëm me çdo njeri që takon. Ai u shpreh se Blerta ka një prani të veçantë që funksionon si në situata të thjeshta, ashtu edhe në ambiente më formale. “E admiroj mënyrën se si qëndron gjithmonë në këmbët e veta. Blerta di të jetë pranë çdo njeriu; mund të ulet këmbëkryq dhe të bisedojë me njerëzit e thjeshtë po aq natyrshëm sa në ambiente të një niveli tjetër,” tha Princi.
Nga ana tjetër, Blerta Celibashi ka treguar cilësitë që e kanë tërhequr te Leka. Ajo vlerëson humorin e tij të butë dhe sinqeritetin pa filtra. “I dua shpirtin e tij fëmijëror! Leka është ai njeriu që e thotë të vërtetën siç është. Humori i tij i butë… jo të gjithë e kuptojnë, por mua më bën të qesh edhe në ditët më të vështira,” u shpreh Blerta.
Deklaratat e tyre tregojnë jo vetëm afeksionin e madh që ndajnë, por edhe respektin e thellë për personalitetet e njëri-tjetrit. Intervista ofron një panoramë të sinqertë të marrëdhënies së çiftit, duke theksuar se dashuria e tyre ndërtohet mbi vlera të forta si sinqeriteti, humori dhe respekti, përtej pamjes apo titujve publikë.






