Me edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova që pritet të nisë në sezonin e ardhshëm televiziv, produksioni ka nisur përgatitjet intensive për formësimin e kastit të ri.
Megjithatë, sfida më e madhe – njësoj si në edicionet e kaluara – mbetet sigurimi i emrave të mëdhenj të showbizit dhe opinionit publik. Ftesat janë dërguar, por refuzimet nuk kanë munguar.
Burime pranë produksionit kanë zbuluar disa nga personazhet që kanë refuzuar të bëhen pjesë e formatit këtë vit ose në edicionet e mëparshme. Disa për arsye personale, të tjerë për angazhime profesionale apo thjesht për të ruajtur privatësinë.
Ja disa nga emrat që kanë refuzuar ftesën për Big Brother VIP Kosova:
- Diona Fona
- Emine Toska
- Afrona Dika
- Kaltrina Selimi
- Robert Berisha
- Valon Syla
- Zana Avdiu
- Alberie Hadergjonaj
Arsyet për refuzimin nuk janë bërë të ditura në mënyrë zyrtare, por për disa prej tyre besohet se janë të lidhura me impenjime afatgjata në karrierë ose me vendimin për të mos ekspozuar jetën private në një format kaq intensiv.
Produksioni ende nuk ka zbuluar asnjë emër të konfirmuar për këtë sezon, por pritshmëritë janë të larta – dhe publiku mezi pret të shohë se kush do të guxojë të hyjë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
