Miqësia dikur e afërt mes Gresa Gashit dhe Xheneta Fetahut, ish-banore të “Big Brother VIP Kosova”, duket se ka marrë fund, dhe tashmë përplasjet mes tyre janë zhvendosur hapur në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi pasi Gresa u shfaq në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli për raportin e ftohur me Xhenetën dhe zbuloi se ajo e kishte larguar nga rrjetet sociale. Ky deklarim ndezi interesin e publikut dhe solli reagime të menjëhershme.
Vetëm pak orë pas transmetimit të intervistës, Xheneta reagoi publikisht në Instagram me tone të ashpra, duke e akuzuar Gresën për gënjeshtra dhe manipulim:
“Wtf edhe qita e pash, po ti moj Gresa, a m’shkruve para do dite n’private pse m’ke hek? Ta jepa përgjigjen! Pse duhesh me dalë e me rrejt publikisht?”, shkroi ajo.
Gresa nuk qëndroi në heshtje. Ajo reagoi duke kërkuar qetësi dhe duke sqaruar se intervista nuk ishte realizuar kohët e fundit:
“Kjo intervistë u bo ma herët oj zemër, qetësohu, chill,” u përgjigj ajo.
Sipas burimeve të “Prive”, tensionet mes dy vajzave kanë nisur më herët, gjatë ditës së lamtumirës së vëllait të Gjestit, moment që dyshohet se shënoi edhe prishjen përfundimtare të marrëdhënies së tyre.
Përplasja ka ndezur rrjetet sociale, ku fansat janë ndarë në dy kampe: një pjesë në mbështetje të Gresës dhe të tjerë në anën e Xhenetës. Ajo që dikur dukej si një miqësi e fortë, tashmë është kthyer në një konflikt publik.






