Pse nuk është martuar Laert Vasili? Aktori zbulon arsyen!

Pse nuk është martuar Laert Vasili? Aktori zbulon arsyen!

Aktori i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Laert Vasili, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë në rolin e opinionistit në programin “Për’puthen”. Me stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe pa doreza, Vasili ka ndezur shpesh diskutime të nxehta në studio, por këtë herë ka tërhequr vëmendje me deklaratën e tij të fortë për martesën.

Gjatë një debati mbi marrëdhëniet dhe lidhjet e shpejta që formohen e shuhen po aq shpejt, aktori foli hapur për arsyen pse ende nuk është martuar dhe për mënyrën se si e sheh ai institucionin e martesës.

“Nëse burri është burrë, martesa nuk është të luash. Nuk martohesh sot për t’u penduar nesër. Nuk më pëlqen ideja ‘po martohem, pastaj shohim’. Ku shkojmë kështu? Të lësh fëmijët, të gjesh një tjetër rrugëve… këto janë marrëzi. Martesa është e shenjtë dhe kërkon përgjegjësi,” – u shpreh Vasili.

Sipas tij, martesa nuk duhet të jetë produkt i impulsit apo modës, por një vendim i pjekur e i ndërtuar mbi respekt dhe përkushtim.

“Kur zgjedh partnerin e jetës, duhet ta dish pse. Duhet ta shohësh të ardhmen, jo vetëm të tashmen. Martesa nuk mbahet me dëshira të ditës, por me punë, përkushtim dhe respekt,” – shtoi ai.

Qëndrimi i Vasilit ngjalli reagime të ndryshme në studio – disa e përkrahën për qëndrimin tradicional dhe serioz ndaj martesës, ndërsa të tjerë e cilësuan këtë mendim si konservator në kohët moderne.

Një gjë është e sigurt: Laert Vasili vazhdon të jetë një nga figurat më të drejtpërdrejta dhe pa filtra në ekranet shqiptare.

Të fundit