Një bisedë e ndjerë në “Ferma VIP” solli një moment më emocional se zakonisht, kur Elvis Pupa foli hapur për çështjen e prindërimit gjatë një diskutimi të sinqertë me Soni Malajn pranë zjarrit, në kuadër të sfidës së vendosur nga Agai.
Gjatë bisedës, këngëtarja e pyeti aktorin pse ende nuk është bërë prind, ndërsa Elvisi u përgjigj se ai dhe partnerja e tij kanë tentuar, por deri më tani nuk ka ardhur momenti i duhur. Ai theksoi se gjithçka e sheh si pjesë të fatit dhe beson se nëse është e shkruar, një ditë do të ndodhë natyrshëm.
Në rrëfimin e tij, Elvis Pupa u shpreh se nuk ndjen keqardhje për diçka që ende nuk e ka përjetuar, duke shtuar se nuk dëshiron të forcojë gjërat përtej asaj që beson se është paracaktuar për të. Nga ana tjetër, Soni Malaj e nxiti të konsiderojë edhe alternativa të tjera, por aktori mbeti i vendosur në bindjen e tij se jeta duhet të ndjekë rrjedhën që është menduar për të.
Deklarata e tij u komentua menjëherë nga publiku, me shumë ndjekës që vlerësuan sinqeritetin dhe mënyrën e hapur me të cilën ai trajtoi një temë kaq personale.
Soni Malaj: Fëmijë pse nuk ke?
Elvis Pupa: Nuk kemi, nuk na gjendet për momentin. Kemi provuar jemi në rregull. Jam dhe tip që…duhet pare kur është hëna, çan shegën e lë dritaren hapur, janë ca udhëzime, por po e dha ai lart e mirëpresim. Kur është një gjë që nuk e ke, se ke nuk mund të jesh pishman për diçka që nuk e ke.
Soni Malaj: Nuk e ke provuar ti prandaj.
Elvis Pupa: Po pra nuk mund të hash inat me…
Soni Malaj: Nuk është puna e inatit, por unë jam e bindur që ti e ke ndjekur si gjë.
Elvis Pupa: E kam ndjekur natyralisht, jo natyrales sepse besoj që po qe risk do të vij, nëse sështë nuk do vijë, çfarëdo që të jetë.
Soni Malaj: Po mirë ti mund ta provosh dhe ndryshe.
Elvis Pupa: Dua që gjërat të jenë ato që kam shkruajtur dhe llogaritur për mua.






