Site logo

Ntreg

Pse u arrestua Noizy në aeroport? Ekipi menaxherial tregon çfarë fshihet pas ngjarjes

Rap-artisti i njohur shqiptar, Noizy, është ndaluar disa ditë më parë nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Cyrihut, ku ndodhej për një turne promovues të albumit të tij të fundit “ICON”.

Ai pritej të performonte në një nga klubet e natës më të mëdha të qytetit, por arrestimi i tij në aeroport mori përmasa të menjëhershme mediatike dhe shpërthyen spekulimet në rrjet.

Disa media lokale raportuan se ndalimi ishte urdhëruar nga Zyra e Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Por ekipi menaxherial i Noizyt ka dalë publikisht për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Në një prononcim për Revista Class, ata deklaruan:

“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim administrativ. Noizy nuk është subjekt i ndonjë hetimi penal.”

Menaxhmenti ndërkombëtar i artistit, “Universal” nga Gjermania, ka aktivizuar menjëherë ekipin ligjor për të trajtuar situatën me autoritetet zvicerane dhe për të sqaruar keqkuptimin.

Ata gjithashtu theksojnë se:

  • Noizy nuk ka asnjë konflikt aktiv apo të shkuar kriminale.
  • Nuk është nën hetim nga asnjë autoritet.
  • Çdo lajm që tenton ta lidhë me çështje penale është i pavërtetë dhe keqdashës.

Familjarët dhe njerëzit e afërt rreth artistit distancohen nga lajmet që qarkullojnë, duke i konsideruar si përpjekje për të dëmtuar reputacionin e tij.

Të fundit