Një moment i pazakontë gjatë një koncerti të fundit të Gjestit ka marrë dhenë në rrjetet sociale. Teksa po performonte para një turme të madhe, një fans i zgjati atij… kartën e bankës!
Ngjarja ndodhi papritur në mes të performancës, kur një grup fansash u afruan dhe një prej tyre, në një veprim të pazakontë, i ofroi këngëtarit kartelën e vet. Reagimi i Gjestit ishte i menjëhershëm dhe mjaft i natyrshëm: “Jo, jo,” tha ai, duke refuzuar me edukatë, por edhe me habi këtë “dhuratë” të çuditshme.
Gjesti e mori momentin me sportivitet, falënderoi fansin me mikrofon dhe vijoi performancën e tij pa ndërprerje. Videoja e këtij episodi është bërë virale, duke rikujtuar edhe një herë lidhjen e veçantë që ai ka me publikun.
Artisti pejan është ndër më të pëlqyerit nga publiku, veçanërisht pas fitores së tij në Big Brother VIP Albania, ku u shqua për karakterin, karizmën dhe momentet e paharrueshme brenda shtëpisë. Edhe pas spektaklit, Gjesti vazhdon të mbetet një figurë mjaft e dashur dhe e komentuar.






