“Publiku i do gocat që ‘dashurohen’ në BBV!” – Egla Ceno paralajmëron konkurrentet

"Publiku i do gocat që 'dashurohen' në BBV!" - Egla Ceno paralajmëron konkurrentet

Në prag të nisjes së edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, fituesja e sezonit të tretë, Egla Ceno, ka ndarë një mesazh të fuqishëm drejtuar konkurrenteve femra që do të hyjnë këtë vit në shtëpi.

E njohur për qëndrueshmërinë, karakterin e fortë dhe stilin e saj të drejtpërdrejtë, Egla rikujtoi se gjatë rrugëtimit të saj në BBVA3 nuk u dorëzua asnjë ditë, pavarësisht sfidave. Ajo theksoi se publiku shpesh pret që gratë në reality show të sillen “brenda vijave të bardha” të një mentaliteti patriarkal—të jenë të ëmbla, të rezervuara, të vendosura një hap pas burrave dhe larg trofeut.

Por sipas Eglës, pikërisht autenticiteti, forca dhe shpirti i lojës janë ato që shpërblehen në fund. Ajo u bën thirrje vajzave të mos e shohin veten si dekor apo plotësuese të boshllëqeve të të tjerëve.

Postimi i plotë:

Në vigjilje të BBVA5 për gocat pjesëmarrëse:

Goca mos harroni: publiku ynë i dashur i do gocat që “dashurohen” në BBV, që nuk dalin jashtë vetes po rrinë aty brenda vijave të bardha si parkim i rregullt në mentalitetin patriarkal. I do edhe ato që mbajnë vendin “që i takon një gruaje”, dmth një hap pas burrit, dy hapa larg trofeut. Ama në fund shpërblen forcën, vlerat njerëzore dhe shpirtin e lojës.

Mos harro: ti nuk je as dekor, as perde rozë, as plotësim boshllëku. Forca, duam një fituese këtë vit.

Mesazhi i saj mbyllet me urimin:
Sarkazma dhe shpirti i lojës qoftë me ju.”

Të fundit