Puthi konkurrenten pa leje, Megi Pojani i kërkon Laert Vasilit të largohet nga “Për’puthen”

Puthi konkurrenten pa leje, Megi Pojani i kërkon Laert Vasilit të largohet nga “Për’puthen”

Një moment i papritur ka tensionuar studion e “Për’puthen”, pasi opinionisti Laert Vasili puthi në buzë konkurrenten Esme, pa pëlqimin e saj.

Moderatorja Megi Pojani reagoi menjëherë, duke i kërkuar ndjesë publike konkurrentes në emër të saj dhe të gjithë produksionit. Ajo theksoi se në këtë program çdo vajzë duhet të ndihet e respektuar dhe se asnjë veprim i tillë nuk mund të ndodhë pa leje.

Esme u shpreh e surprizuar dhe e parehatshme nga situata, duke theksuar se nuk e pranon një sjellje të tillë. Nga ana tjetër, Laert Vasili kërkoi ndjesë, duke e justifikuar veprimin si një reflektim të profesionit të tij si aktor, por duke pranuar se mund ta ketë vendosur konkurrenten në pozitë të vështirë.

Megi Pojani u shpreh prerë se në studio nuk mund të ketë iniciativa që cenojnë hapësirën dhe integritetin e vajzave, duke i kërkuar opinionistit të largohet nga programi.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa publiku po diskuton gjerësisht situatën.

Të fundit