Duket se romanca e Gimbo me Selin n shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka bërë disa hapa para. Pas një droni të mbërritur ditën e djeshme nga babai i Selin, ku shprehte mbështetje për Selin, Gimbon dhe Gretën banorët janë parë të gëzuar dhe duket se Selin mori një konfirmim nga familja për marrëdhënien e saj me Dj Gimbo.
Gimbo dhe Selin gjithashtu kanë pasur një mbrëmje romantike ku kanë folur rreth njëri-tjetrit dhe marrëdhënies së tyre. Selin është shprehur se ka pëlqim për Gimbon, ashtu sikur ai për të dhe po i jep kohë vetes ta njohë.
I pyetur në prime nga opinionisti Arbër Hajdari, se përse nuk merr një hap për një puthje “të vjedhur” Gimbo u shpreh se e respekton kohën dhe hapësirën e Selin dhe se do të ndodhë vetëm kur ajo t’i japë një sinjal dakordësie.
Komenti u prit në studio me batuta, por duket se shumë gjëra po ecin mbarë për ciftin.






