Site logo

Ntreg

“Rashë në dashuri me dikë me IQ më të vogël!” – Ilnisa thumbon Meritonin!

Në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, emri i Ilnisa Agollit u bë ndër më të përfolurit dhe më të komentuarit e spektaklit.

Gazetarja dhe prezantuesja, e njohur për fjalorin e saj të pasur dhe mendimet pa dorashka, për pak muaj u transformua në një fenomen televiziv që ndau publikun mes atyre që e përkrahnin dhe atyre që e kritikuan ashpër.

Megjithatë, Ilnisa nuk qëndroi në qendër të vëmendjes vetëm për rrugëtimin e saj profesional. Brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo përjetoi një histori dashurie me prezantuesin Meriton Mjekiqi — një lidhje që nga momenti i parë u bë objekt i mediave dhe komentit publik në studio televizive.

Kjo romancë, e cila u kritikua ashpër brenda shtëpisë dhe u komentua me dyshime jashtë saj, për shumëkënd pritej të përmbyllej me një fund të lumtur.

Por realiteti ishte më i vështirë. Ndjenjat, edhe pse të sinqerta gjatë lojës, nuk mjaftuan për të mbijetuar jashtë botës së monitoruar nga kamerat.

Në një rrëfim të hapur, Ilnisa pranoi se lidhja nuk ishte pjesë e planeve të saj fillestare dhe se nëse do ta kishte mundësinë ta ribënte, do të ishte më e kujdesshme dhe e kontrolluar.

“Ishte një moment i vështirë për mua. Kisha njerëz kundër, ndieja që nuk më donin dhe askush nuk më kuptonte. Në një moment shumë të dobët, pashë një person që aty brenda mund të kishte qenë i vërtetë, por realiteti e ndryshoi historinë. Në jetën reale nuk funksionoi. U kënaqa për aq sa zgjati,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet një pendesë të qartë për zhvillimin e ngjarjeve.

Duke reflektuar mbi presionin dhe izolimin që përjeton çdo banor në një realitet artificial, Ilnisa shtoi:

“Brenda asaj shtëpie humb filli i arsyes. Je me njerëz që nuk i zgjedh dot.”

Në një deklaratë që nxiti reagime të shumta, ajo u pyet nëse kishte rënë në dashuri me dikë me IQ më të vogël se vetja.

“Po,” u përgjigj ajo shkurt, duke shtuar me ironi: “E pa e gjithë Shqipëria.”

Në lidhje me përvojën e saj në Big Brother VIP, Ilnisa u shpreh:

“Do të bëja një super skemë, do të ruaja balancat brenda formatit. Nëse do të më ndeshte rruga me njerëzit që shtiren, do të zgjidhja të njëjtën mënyrë.”

Kjo deklaratë lë të hapur mundësinë e rikthimit të saj në format në një eventual sezon ‘All Stars’.

Të fundit