Sara Hoxha vs. Xhensila Myrtezaj? E njëjta veshje, mes thashethemesh dhe stilit me nënkuptime!
Së fundmi, Sara Hoxha ka ndarë në Instagram një set fotografish ku shfaqet me një kostum saten me print leopard – një zgjedhje që menjëherë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.
Por sytë e mprehtë të rrjetit nuk e lanë pa vënë re një “detaj”:
I njëjti kostum ishte parë vetëm disa ditë më parë edhe tek Xhensila Myrtezaj, në klipin e saj më të ri muzikor.
Kjo ngjashmëri në stil vjen në një kohë kur Xhensila përflitet gjerësisht për një lidhje të mundshme me Ledri Vulën, ish-partnerin e Sarës – dhe përputhja e veshjes mes dy vajzave ka ndezur dyshime dhe spekulime në rrjet.
“Nëse Ledrin ia mori, Sara po ia merr stilin,” – shkruajnë komentuesit, duke shtuar benzinë mbi flakën e thashethemeve që po qarkullojnë këto ditë në showbiz.
Pyetja që shtrohet është:
A është kjo thjesht një rastësi e pafajshme, apo një thumbim i heshtur me shumë stil?
Për momentin, asnjëra palë nuk ka komentuar publikisht – por duket se moda po flet më shumë se fjalët.








