Site logo

Ntreg

Reagim i fortë nga partnerja e Mevlanit ndaj Livias: “E pavlerë, jeton në jetën time!”

Ornela Murati, partnerja aktuale e Mevlan Shabës, ka reaguar me tone të forta në Instagram, duke iu drejtuar hapur ish-partneres së tij, Livias.

Në një postim të qartë dhe thumbues, Ornela shkruan:

“Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh, sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kërkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj.”

Ajo shton se personi që përpiqet ta mallkojë harron se ajo ka “diçka që tjetra s’do ta ketë kurrë”, duke e quajtur këtë situatë “qesharake”.

Në fund të reagimit, Ornela thekson se është me dikë që e vlerëson dhe e mbron — një sinjal i qartë se marrëdhënia e saj me Mevlanin është stabile dhe e qëndrueshme.

Ky reagim vjen pas një postimi të Livias, ku ajo aludoi për një shtatzëni të mundshme pas një lidhjeje të shpejtë me Mevlanin dhe i vuri në dyshim themelet e raportit të tij të ri.

Përplasja, që deri tani ishte e nënkuptuar, ka marrë formën e një lufte të hapur në rrjetet sociale.

Reagim i fortë nga partnerja e Mevlanit ndaj Livias: “E pavlerë, jeton në jetën time!”

Të fundit