Reagon Dani: “Muzika shqiptare është degjeneruar”

Ramadan Krasniqi – Dani: Këngëtarët shqiptarë s’mund t’i quajmë artistë me plot gojën

Ramadan Krasniqi, i njohur nga të gjithë si Dani, mbetet një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare. Së fundmi, ai ishte i ftuar në emisionin “The Weekend”, ku foli hapur për karrierën e tij të gjatë dhe për gjendjen aktuale të muzikës shqiptare.

Dani theksoi se shumë këngëtarë shqiptarë nuk mund të quhen vërtet “artistë”. “Për të qenë artist, duhet një bagazh i madh, përvojë dhe thellësi. Muzika jonë ka degjeneruar. A jemi të vetëdijshëm për tekstet që po publikohen?”, tha ai me shqetësim.

Për artistët e rinj, ai dha një mesazh të qartë dhe të thjeshtë: “Bëhuni më të thjeshtë, rrini me këmbë në tokë.”

Në aspektin personal, Dani u shpreh i lumtur dhe mirënjohës për gjithçka ka. “Jam njeriu më i pasur në botë që Zoti ma ka falë një familje të shëndoshë – çikat, djalin, nipat e mbesat. Nuk do ta ndryshoja asnjëherë jetën që kam jetuar”, përfundoi ai me emocion.

Të fundit