Reagon Krusita pas përjashtimit të Kristit nga Big Brother VIP

Pas përjashtimit të papritur të Kristi Lamajt nga Big Brother VIP, reagimi i parë publik ka ardhur nga Krusita, e cila kishte krijuar një lidhje të ngushtë me të brenda shtëpisë.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ajo shprehu habinë dhe konfuzionin e saj: “Pse, kur dhe si”. Fjalët e saj, megjithëse të pakta, kanë ngjallur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët e shohin si një reflektim të tronditjes dhe paqartësisë që shkaktoi vendimi i produksionit.

Kristi la shtëpinë më të famshme në Shqipëri pas një njoftimi të Vëllait të Madh përmes një zarfi të zi.

Të fundit