Reperi i njohur Ledri Vula ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ku në një intervistë relaksuese me moderatorin Eni Shehu, ka ndarë jo vetëm projektet e tij muzikore, por edhe mendimet për artistë të rinj që po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun shqiptar.
I pyetur për emrin Gjesti, fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Ledri nuk i kurseu komplimentet:
“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji. Mënyra si punon, i ka disa këngë shumë të mira.”
Deklarata e tij u prit me interes, sidomos nga fansat e Gjestit, pasi duket se një bashkëpunim mes dy emrave mund të jetë i mundur në të ardhmen.
Megjithatë, kur biseda kaloi tek një tjetër emër i ri në treg, Joz Marku, Ledri u tregua i prerë. Pa shumë koment, ai u shpreh thjesht:
“Me Jozin, jo.”
Refuzimi i qartë dhe mungesa e një shpjegimi më të thelluar ka ndezur diskutime në rrjete sociale. Fansat kanë nisur të spekulojnë për arsyet e kësaj përgjigjeje të drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerë e kanë vlerësuar sinqeritetin e reperit.
Me këtë intervistë, Ledri tregoi edhe një herë se nuk fshihet pas përgjigjeve diplomatike kur bëhet fjalë për mendimin e tij mbi muzikën dhe kolegët.






