Site logo

Ntreg

Ribashkim i fshehtë? Byzylyku i tradhton Gjestin dhe Eglin

Marrëdhënia mes Gjestit dhe Egli Takos vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara pas përfundimit të Big Brother VIP Albania. Edhe pse para pak javësh dyshja deklaruan publikisht se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, rrjeti sërish po flet për një ribashkim të mundshëm.

Shkak u bë një foto e fundit e publikuar nga Egli, ku ajo shihet në makinë. Teksa fytyra e saj mbulon pjesën kryesore të kornizës, një detaj nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve: një dorë pranë saj me një byzylyk, i cili sipas fansave është identik me atë që mban gjithmonë Gjesti.

Ribashkim i fshehtë? Byzylyku i tradhton Gjestin dhe Eglin

Ky “detaj i vogël” ka hapur sërish thashethemet për një afrim mes dyshes, duke lënë të gjithë me pyetjen: A ka ende ndjenja mes tyre?

Ribashkim i fshehtë? Byzylyku i tradhton Gjestin dhe Eglin

Të fundit