Ribashkim në horizont? Nora dhe Roberti kapen në të njëjtën dhomë hoteli

Ribashkim në horizont? Nora dhe Roberti kapen në të njëjtën dhomë hoteli

Nora dhe Roberti, ndonëse i kanë dhënë fund martesës së tyre gjatë këtij viti, duket se po kalojnë pushimet dimërore së bashku. Ish-çifti kanë zgjedhur të udhëtojnë në të njëjtin destinacion, të shoqëruar edhe nga vajza e tyre, Renée.

Detaji që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale është fakti se Nora dhe Roberti kanë publikuar pamje nga e njëjta dhomë hoteli. Kjo ka nxitur dyshime dhe aludime se ata po qëndrojnë në të njëjtin ambient, pavarësisht ndarjes së tyre.

Pamjet e publikuara kanë rikthyer diskutimet mbi raportin e tyre aktual, duke shtuar spekulimet për një ribashkim të mundshëm. Sidomos pas zërave të fundit se marrëdhënia mes tyre është përmirësuar dhe se mes ish-bashkëshortëve ka rikthyer qetësia.

Megjithatë, as Nora dhe as Roberti nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këto aludime, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim nga publiku.

Të fundit