Site logo

Ntreg

Rike Roçi shpërthen: ‘Jam single, në lidhje më tradhtojnë gjithmonë!’

Rike Roçi shpërthen: ‘Jam single, në lidhje më tradhtojnë gjithmonë!’

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Rike Roçi, ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj personale, duke ndarë për herë të parë përvojat e vështira që ka pasur në marrëdhëniet e dashurisë.

Në një intervistë me moderatorin Ermal Peçi, Rike tregoi se është përballur disa herë me tradhti, duke pranuar se kjo është bërë një përsëritje e dhimbshme në jetën e saj sentimentale.

“Në lidhje mua më tradhtojnë gjithmonë. Nuk e di pse, ndoshta s’u pëlqejnë gocat bio. U pëlqejnë këto gocat që janë të bëra totalisht. Gjithmonë më tradhtojnë me vajzat shumë të bëra,” – u shpreh ajo me sinqeritet.

Rike shtoi se, pavarësisht zhgënjimeve, vetë nuk ka tradhtuar asnjëherë dhe ndoshta kjo është një nga arsyet pse aktualisht është beqare:

“Tradhtohem gjithmonë, unë s’kam tradhtuar asnjëherë. Prandaj jam vetëm, më tradhtojnë… ndoshta kam diçka të gabuar, ku e di unë.”

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Rike Roçi është rikthyer në karrierën artistike dhe po merret me aktrim, duke u bërë pjesë e filmit të ri “ADN”, ku synon të tregojë një anë më të pjekur dhe profesionale të vetes.

Të fundit