Site logo

Ntreg

Rikthehet momenti ikonik i BBVA4 /Françeska Murati rikrijon shpullën virale

Edhe pse kanë kaluar javë nga momenti që tronditi “Big Brother VIP Albania 4”, shpullës së Jozefin Markut ndaj Gjestit nuk i është shuar jehona. Tani, një tjetër ish-banore e formatit ka ndezur sërish rrjetin me një veprim që i ka bërë ndjekësit të rikthehen te ai moment ikonik.

Françeska Murati, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe humorin shpërthyes, ka publikuar së fundmi një video nga një seancë stërvitjeje me trajnerin Mario Olldashi – emër që është përfolur së fundmi për një afri të supozuar me Egli Takon, thashetheme që vetë Egli i ka hedhur poshtë.

Në video, Françeska shfaqet duke e goditur Marion me një shpullë të lehtë në kuadër të një loje, ndërsa ky i fundit bie në tokë në mënyrë teatrale – një skenë që ndjekësit e krahasuan menjëherë me incidentin e famshëm Jozi-Gjesti. Komentet vërshuan, duke rikthyer me humor një nga momentet më të tensionuara dhe të komentuara të këtij sezoni të BBVA.

Me këtë video, Françeska ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të rikthejë në fokus një episod që vazhdon të mbetet pjesë e historisë virale të “Big Brother”-it shqiptar.

Të fundit