Site logo

Ntreg

Rikthim në muzikë apo debutim në film? Egli Tako në qendër të spekulimeve për sezonin e ri

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka ngritur dyshime dhe spekulime me një deklaratë intriguese në rrjete sociale.

Në një video ku shfaqet duke u përgatitur nga grimerët, Egli u shpreh me tone misterioze:

“Sezoni sapo ka filluar.”

Rikthim në muzikë apo debutim në film? Egli Tako në qendër të spekulimeve për sezonin e ri

Ky mesazh i shkurtër ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë për një rikthim të saj në skenë. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një projekt muzikor apo për një angazhim në aktrim.

Egli ka folur disa herë publikisht për pasionin e saj ndaj filmit dhe dëshirën për t’u bërë pjesë e një produksioni kinematografik, çka shton edhe më shumë kureshtjen e fansave.

Tashmë, të gjithë presin për të zbuluar surprizën që po paralajmëron bukuroshja e BBVA.

Rikthim në muzikë apo debutim në film? Egli Tako në qendër të spekulimeve për sezonin e ri

Të fundit