Rina Balaj ngre alarmin: “Po më sabotojnë”

Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka rikthyer vëmendjen me projektin e saj të fundit muzikor, “Deja Vu”, që brenda pak ditësh është kthyer në një hit viral, sidomos në platformën TikTok, ku përdoruesit po realizojnë video kreative me ritmet e saj.

Pavarësisht suksesit dhe përhapjes së shpejtë në rrjete sociale, Rina po përballet me pengesa të njëpasnjëshme në YouTube dhe platformat e tjera digjitale.

Në një reagim të sinqertë në InstaStory, ajo ka shprehur zhgënjimin me fjalët:

“Është hera e pestë që më bëjnë shadow ban dhe nuk më del kënga në search!!”

Sipas saj, kënga nuk shfaqet në rezultatet e kërkimit, çka po ndikon negativisht në performancën e projektit. Ajo nënkupton se mund të jetë duke u sabotuar qëllimisht – një akuze e fortë në një industri ku klikimet dhe algoritmet vendosin gjithçka.

Ndërkohë, fansat janë ngritur në mbështetje të saj, duke shpërndarë këngën në mënyrë aktive dhe kërkuar transparencë nga platformat që, sipas Rinës, po pengojnë suksesin e merituar të këngës.

Rina Balaj ngre alarmin: “Po më sabotojnë”

Të fundit