Këngëtarja e njohur Rina Balaj vazhdon të tërheqë vëmendjen jo vetëm me muzikën dhe stilin e saj të veçantë, por edhe me mënyrën e jetesës që reflekton një stil tërësisht “VIP”.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një detaj interesant: nuk ka ende patentë shoferi. Por, siç di vetëm Rina ta kthejë në humor dhe luks, ajo shkruan:
“Mos u mërzitni për mu, kom shofer edhe bodyguard që vozit për mu.”
Me këtë deklaratë të shoqëruar nga imazhe të jetës së saj glamuroze, këngëtarja lë të kuptohet se e ka zgjidhur çështjen e transportit në mënyrën më të rehatshme e të sigurt – me shofer personal dhe mbrojtje 24/7.
E njohur për natyrën e saj pa komplekse dhe për qëndrimin “larg stresit”, Rina edhe një herë dëshmon se di si të jetë në qendër të vëmendjes… edhe kur nuk është pas timonit.






