Site logo

Ntreg

Rizarta s’fsheh më asgjë zbulon romancën që nisi në Big Brother Vip

Pas një raporti të ngushtë dhe shpeshherë të përfolur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duket se Rizarta dhe Aldo Marku e kanë çuar marrëdhënien e tyre përtej kamerave të spektaklit.

Edhe pse pas përfundimit të reality show-t nuk u panë më bashkë, duke ngritur dyshime për një ftohje ose thjesht një miqësi televizive, Rizarta ka befasuar ndjekësit me një deklaratë të papritur në TikTok. Në një video të publikuar së fundmi, ajo konfirmoi se tashmë është në një romancë me një ish-banor të BBVA, duke nënkuptuar hapur se bëhet fjalë për Aldon – megjithëse nuk e përmendi me emër.

“Për më shumë do e kuptoni në ‘Pushimet on Top’,” është shprehur ajo, duke e lënë publikun në pritje të zbulojë më shumë rreth lidhjes që ka nisur larg syve të publikut, por që tashmë po del në dritë.

Romanca e tyre, që filloi si miqësi brenda shtëpisë më të famshme në vend, duket se ka fituar dimensione të reja – dhe fansat e çiftit janë më të entuziazmuar se kurrë për të parë se çfarë do të ndodhë më tej.

Të fundit