Modelja dhe influencuesja Sara Gjoka ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku tregoi më shumë për mënyrën se si njihen të rinjtë sot nëpërmjet rrjeteve sociale.
Gjatë intervistës, ajo nuk nguroi të ndajë edhe një moment interesant nga jeta e saj personale.
E pyetur nga moderatori nëse ka pasur personazhe të famshëm që i kanë shkruar në Instagram dhe ajo i ka refuzuar, Sara fillimisht u përpoq ta shmangte përgjigjen, por më pas e zbuloi emrin pa hezitim.
Sara Gjoka: “Nuk më bezdis, sepse siç shkruan ai, mund të më shkruajnë dhe 30-50 veta. Por meqë është emër publik… po, është Robert Berisha.”
Moderatorit Ronaldo Sharkës nuk i shpëtoi rasti të ngacmonte:
Ronaldo: “Nuk surprizohem. Të shkruante shpesh? Të bezdisi?”
Sara nuk dha shumë detaje, por pranoi se këngëtari Robert Berisha i kishte shkruar disa herë në Instagram, megjithëse ajo e mori me sportivitet dhe pa ndonjë keqkuptim.






