Ndarja e tyre dikur bëri bujë të madhe në media, por duket se raportet mes Norës dhe Robert Berishës kanë mbetur më të mira se kurrë. Dy artistët vendosën të befasojnë publikun edhe një herë, duke treguar se miqësia e tyre ka mbijetuar përtej çdo stuhie.
Në puntatën më të fundit të emisionit të Robertit, “Robi plaket kur don vet”, Nora ishte e ftuar speciale. Atmosfera ishte e ngrohtë, plot humor dhe kujtime nga karriera e saj e hershme. Ajo foli hapur për sfidat e viteve të para në muzikë dhe për periudhën kur, vetëm 22-vjeçare, ishte fejuar në kulmin e karrierës.
“Fejesa në atë moshë, pastaj martesa dhe roli i nënës… gjithçka ishte sfidë, por u riktheva dhe nuk më ndikoi aq shumë,” tha këngëtarja, duke reflektuar mbi balancën mes profesionit dhe jetës private.
Roberti, si zakonisht, e shoqëroi bisedën me humor, duke e ngacmuar Norën:
“A ke qenë e martuar, Nora? Se unë nuk e paskam ditur!”
Dhe ajo iu përgjigj po me shaka: “Po, njëherë po.”
Por momenti më i ndjerë i mbrëmjes erdhi kur Roberti mori nga xhepi një kuti të vogël bizhuterish. Brenda ishte një unazë diamanti e blerë në SHBA. Ai ia dhuroi Norës me një mesazh të veçantë, jo romantik, por simbolik për vajzën e tyre, Renee.
“Këtë unazë e mban ti deri sa Renee të bëhet 18 vjeç,” tha ai.
Nora u emocionua dukshëm:
“Renee paska me u gëzu shumë… edhe unë po e përdori pak deri sa të rritet.”
Roberti shtoi me humor se unaza vlen rreth 10 mijë dollarë, duke e kthyer momentin e ndjeshëm në një skenë të ëmbël e plot buzëqeshje.






