Hyrja e banorit të ri, Rogertit, ka shkaktuar menjëherë tensione të forta brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Vetëm pak orë pas spektaklit të madh, ai është përfshirë në debate të ashpra me disa nga banorët, ku më e prekur ka qenë Selin.
Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë, Rogerti ka përdorur fjalë të rënda ndaj saj, duke shkuar deri aty sa të përmendë familjen. Ai i tha Selinit se, po të ishte vëllai i saj, nuk do ta pranonte më në shtëpi pas daljes nga BBV, deklaratë që e tronditi rëndë banoren.
Situata u përshkallëzua edhe më tej kur Kristi ndërhyri në mbrojtje të Selinit, duke e quajtur Rogertin “maskara” dhe duke e akuzuar se nuk kishte aspak turp për mënyrën se si i drejtohej një vajze dhe përfshinte familjen e saj në debat.
Pas përplasjes së fortë, Selin është parë në gjendje të rënduar emocionale. Ajo ka shpërthyer në lot, duke qarë me dënesë për disa minuta me radhë, ndërsa ka diskutuar situatën me banorë të tjerë si Miri, Juela dhe Greta.
Debati ka lënë gjurmë të forta brenda shtëpisë, ndërsa publiku pritet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së banorit të ri.
Pjesë nga debati:
Rogerti:
“Kështu si flet ti, të ishe motra ime, nuk të fus më në shtëpi. Kujdes kur të dalësh nga dera, kurdo që ta kesh kohën…”
Selin:
“Ti kujdesu për vëllain tim. Krahasimet ik e bëji me familjen tënde dhe vëllain tënd.”
Kristi:
“O maskara, të të vijë turp! Maskara pa masë je. Hajde më mbaj pishtarin mua. Nuk ke turp që i përmend familjen asaj. Kush je ti që tregon familjen e saj?!”






