Një moment i papritur dhe mjaft qesharak ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonisti kësaj here ishte Rogerti.
Teksa po qëndronte dhe bisedonte me disa nga banorët, situata mori një kthesë të papritur kur pranë tyre u shfaq një mizë. Ishte Selin ajo që e paralajmëroi Rogertin për insektin që po afrohej.
Reagimi i tij ishte i menjëhershëm: Rogerti u tremb, hoqi xhaketën dhe u largua me shpejtësi nga vendi, duke u përpjekur të shmangte mizën. Lëvizjet dhe gjestet e tij bënë që momenti të dukej edhe më komik për banorët që ishin aty.
Videoja e kësaj skene nuk vonoi të përhapej në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e komentuan me humor reagimin e tij. Në pak kohë, momenti u bë viral dhe po qarkullon gjerësisht në platforma të ndryshme online.
Shumë ndjekës e kanë quajtur situatën një nga momentet më qesharake të ditëve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother.






