Beatrix Ramosaj ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me një paraqitje të papritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga largimi i saj nga Shqipëria, pas zhurmës së madhe që krijoi lidhja brenda “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja ka zgjedhur të jetojë më e tërhequr, por duket se thashethemet nuk e lënë rehat.
Në pamjet më të fundit që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Beatrix shihet në një stadium në Louisiana duke ndjekur ndeshjen midis New Orleans Pelicans dhe Portland Trail Blazers. Ajo shfaqet e qetë, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte personi i panjohur që qëndronte pranë saj.
Djaloshi, ende i paidentifikuar, ka ndezur dyshimet e ndjekësve se mund të jetë partneri i ri i artistes. Edhe pse videoja është shumë e shkurtër, ka mjaftuar që rrjetet të “gëlojnë” nga komentet dhe supozimet për një romancë të re në jetën e Beatrix Ramosajt.






