“Romancë e re në horizont?” – Arbenita surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash

“Romancë e re në horizont?” – Arbenita surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit e saj një moment plot elegancë dhe mister, që ka ndezur menjëherë rrjetet sociale.

Në një InstaStory të publikuar së fundmi, ajo shihet përballë një buqete madhështore trëndafilash të bardhë, të vendosur me shumë kujdes — një surprizë që menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut.

Atmosfera romantike e fotos, ngjyrat neutrale dhe buzëqeshja e lehtë e modeles kanë bërë që ndjekësit të nisin menjëherë me hamendësimet:
“Kush mund të jetë personi që i ka dërguar trëndafilat?”

Megjithatë, Arbenita nuk ka zbuluar asnjë detaj mbi identitetin e autorit të dhuratës, duke e lënë gjithçka të mbuluar nga një mister që ka ndezur kureshtjen e fansave.

Kujtojmë që bukuroshja shqiptare i ka dhënë fund marrëdhënies me reperin Fero, me të cilin ka edhe një vajzë. Ndarja e tyre u shoqërua me bujë mediatike dhe deklarata të ndërsjella, por prej asaj kohe Arbenita ka zgjedhur të fokusohet tek karriera dhe qetësia personale.

Aktualisht ajo po jeton në Dubai, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj luksoze dhe e pavarur. Edhe pse nuk ka reaguar për deklaratat e fundit të Feros në podcastin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, duket se Arbenita po ndjek rrugën e heshtjes dhe elegancës, duke e lënë publikun të lexojë mes rreshtave.

“Romancë e re në horizont?” – Arbenita surprizohet me një buqetë gjigante trëndafilash

Të fundit