Romancë me Semi Jaupajn? Lumbardhi jep përgjigje

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, ka reaguar për herë të parë lidhur me spekulimet që e lidhin me këngëtaren e njohur shqiptare, Semi Jaupaj.

Në një intervistë për emisionin “Studio A”, Lumbardhi ka sqaruar qartë se mes tyre nuk ka asgjë përtej një shoqërie të mirë.

“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë,” u shpreh ai, duke hedhur poshtë çdo aludim për një lidhje romantike me Semin.

Thashethemet nisën pas disa shfaqjeve të përbashkëta të dyshes në rrjetet sociale, ku u panë pranë njëri-tjetrit në ambientet e njëjta, gjë që ndezi menjëherë interesin e mediave rozë.

Megjithatë, deklarata e Lumbardhit duket se i jep fund këtyre zërave — të paktën për momentin.

Lumbardhi, një nga figurat më të përfolura pas daljes nga BBVK, është shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale, megjithëse ai vetë preferon të ruajë një profil të matur dhe të rezervuar në këtë aspekt.

Nga ana tjetër, Semi Jaupaj, e cila ka fituar simpatinë e publikut si këngëtare dhe ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, nuk ka dhënë asnjë koment publik në lidhje me këtë çështje.

Të fundit