Romancë në horizont? Erik Fullani dhe Sara Hoxha nën vëzhgimin e rrjetit

Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë mbushur me spekulime rreth një lidhjeje të mundshme mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës. Dyshimet për një romancë nisën pasi në rrjet qarkulluan foto ku të dy shiheshin në të njëjtin vend bregdetar në jug të Shqipërisë.

Zërat u shtuan edhe më shumë pas pjesëmarrjes së përbashkët në një festë, duke i dhënë më shumë peshë thashethemeve për një afrim mes tyre, shkruan Kosovarja.

Sara ka ndarë në profilin e saj disa imazhe nga pushimet, të cilat janë pëlqyer publikisht nga Eriku – një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.

Megjithatë, deri më tani, as Sara dhe as Eriku nuk kanë reaguar apo komentuar në lidhje me këto aludime.

Romancë në horizont? Erik Fullani dhe Sara Hoxha nën vëzhgimin e rrjetit

Të fundit