Romina shkëput kontaktet? Çfarë po ndodh pas hyrjes së Erik Lloshit në BBV

Romina shkëput kontaktet? Çfarë po ndodh pas hyrjes së Erik Lloshit në BBV

Hyrja e këngëtarit Erik Lloshi në “Big Brother VIP Albania 5” duket se nuk ka qenë një vendim i lehtë, sidomos në jetën e tij personale. Sipas deklaratave të menaxherit të artistit, Anton Prendi, pjesëmarrja në këtë format ka sjellë tensione serioze në marrëdhënien e Erikut me bashkëshorten e tij, Rominën.

Gjatë një interviste me Ronaldo Sharkën, Prendi ka zbuluar se frika e këngëtarit për një divorc të mundshëm nuk ka qenë aspak një shaka. Ai theksoi se Romina ka qenë gjithmonë kundër pjesëmarrjes së Erikut në BBV, jo për shkak të formatit në vetvete, por për shkak të rëndësisë që ajo i jep privatësisë familjare.

“Të njëjtën gjë ka thënë edhe Romina, që nuk do e pranonte. Nuk është se është kundër BBV-së, por privatësinë e familjes e ka shumë të shenjtë,” u shpreh menaxheri.

Situata duket edhe më e ndërlikuar pasi komunikimi mes Rominës dhe menaxherit është ndërprerë. Anton Prendi pranoi se ka tentuar ta kontaktojë ditët e fundit, por pa asnjë përgjigje.

“Kam provuar të komunikoj këto ditë, por nuk kam mundur. Shpresoj që t’i ketë parë videot që unë postoj në Instagram-in e Erikut. Ajo ka thënë që do kishte pranuar çdo gjë, vetëm BBV jo,” tha ai.

Menaxheri zbuloi gjithashtu se ftesa për “Big Brother VIP” ka qenë në tavolinë prej më shumë se dy vitesh, por gjithmonë është refuzuar për shkak të qëndrimit të bashkëshortes. Vetëm pas shumë insistimesh, Eriku ka vendosur ta pranojë këtë sfidë.

Ky zhvillim hedh dritë mbi pasojat që fama dhe ekspozimi televiziv mund të kenë në jetën private të artistëve, duke treguar se jo çdo sukses profesional vjen pa kosto personale.

Të fundit