Gazetari dhe figura televizive, Ronaldo Sharka, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e fundit, ku prezanton blerjen e një makine superluksoze: Audi RS Q8, një automjet që në treg kap vlerën rreth 160 mijë euro.
Në fotografitë e publikuara, Sharka shihet me një qëndrim plot vetëbesim pranë mjetit, i veshur me stil dhe duke reflektuar një stil jetese që ka habitur jo pak njerëz.
Por krahas komplimenteve dhe urimeve nga fansat për suksesin e arritur, nuk kanë munguar as komentet kritike dhe pyetjet lidhur me burimin e të ardhurave të tij.
Një ndjekëse shkruan:
“A shoku, ku i gjete 160 mijë euro gazetar Shqipërie? +- 2 milionë – 3 milionë rrogë keni, të mendosh që jetoni dhe me qera. Apo ju kapi lapsi naj pastrim leku nga gangot e politikës atje?”
Të tjerë e kanë mbështetur, duke e cilësuar makinën si rezultat të punës së tij mediatike dhe angazhimeve të shumta publike. Megjithatë, dyshimet në rrjete sociale vazhdojnë të ndahen mes lavdërimeve dhe aludimeve për burime të dyshimta financiare.









