Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka shqetësuar fansat me një postim në rrjetet sociale, ku shfaqet me serum në dorë.
Në mbishkrimin e fotos ajo shkroi:
“Gjithë pesha e këtij viti duhet të shërohet.”

Fjalët e saj lënë të kuptohet se Ronela po kalon një periudhë të vështirë, si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana emocionale.
Vetëm një ditë më parë, gjatë një koncerti, artistja nuk i mbajti dot lotët dhe pranoi publikisht se ka qenë e rënduar psikologjikisht. Ky moment preku publikun, ndërsa fansat e mbështetën me duartrokitje dhe mesazhe inkurajimi.
Edhe pse Ronela nuk ka dhënë detaje të mëtejshme rreth gjendjes së saj shëndetësore, dhjetëra mesazhe mbështetëse kanë vërshuar në adresën e saj, duke i uruar shërim të shpejtë dhe forcë për të kaluar këtë fazë të jetës.






