Roza Lati dhe Xhonatan Islami, një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, duket se po kalojnë një periudhë jo të lehtë në marrëdhënien e tyre.
Dyshja që nisi romancën verën e kaluar – histori që Roza e përshkroi si “lidhja jonë nisi në det” – ishte bërë e pandashme, si në jetën reale ashtu edhe në rrjetet sociale. Fotot e pushimeve, momentet intime dhe kujtimet publike dikur mbushnin profilet e tyre.
Por së fundmi, vëzhguesit e rrjeteve kanë vënë re një ndryshim të madh: të gjitha postimet e çiftit janë zhdukur nga Instagram. Ky veprim ka ngjallur dyshime të forta për një krisje serioze, madje edhe për një ndarje të mundshme.
Megjithatë, ndryshe nga shumë çifte të tjera që i japin “unfollow” njëri-tjetrit pas një krize, Roza dhe Xhonatani ende vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin. Ky detaj ka lënë një fije shprese për fansat, të cilët besojnë se mund të bëhet fjalë vetëm për një krizë të përkohshme.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar, duke e lënë situatën të mbuluar nga misteri dhe duke shtuar kureshtjen e publikut. Një gjë është e qartë: në epokën e rrjeteve sociale, një “delete” flet më shumë se një deklaratë.






