Duket se romanca mes Rozës Lati dhe Xhonatan Islamit ka marrë fund. Moderatorja ka zgjedhur ta mbyllë këtë kapitull edhe publikisht, duke fshirë nga rrjetet sociale çdo fotografi dhe postim që e lidhte me partnerin e saj.
Megjithatë, vëmendja e ndjekësve nuk është ndalur vetëm te fshirja e kujtimeve. Një detaj në Instagram ka ndezur menjëherë diskutime: edhe pse Roza ka hequr çdo gjurmë të lidhjes, ajo vazhdon ta ndjekë Xhonatanin, ndërsa ai nuk e ndjek më atë.
Kjo lëvizje ka shtuar dyshimet se ndarja mund të jetë iniciuar nga Xhonatani, i cili duket se ka ndërmarrë i pari distancimin virtual. Pavarësisht aludimeve, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, duke e lënë të vërtetën vetëm në duart e tyre.






